Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, zhvilloi një takim me Eevamari Laaksonen, ambasadoren e Finlandës në Kosovë.
Bashkëbisedueset trajtuan mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Të lidhura
None found
Shiroka Pula shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Finlandës dhe nënvizoi se ajo duhet të vazhdojë për të ndihmuar Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare e të forcojë pozitën e saj në arenën ndërkombëtare.
Presidentja theksoi sërish se anëtarësimi në NATO është objektiv dhe përparësi strategjike për Kosovën, duke vënë në pah rëndësinë e mbështetjes finlandeze për këtë synim.
Ajo gjithashtu foli për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shtimit të investimeve finlandeze në Kosovë, sidomos në teknologji, energji, inovacion dhe shërbime profesionale.






