Operacioni kundër ndërtimeve pa leje në Sarandë/ Vetëdorëzohet 56-vjeçari, ja bilanci i i të arrestuarve

Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Prokuroria e Sarandës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kundër ndërtimeve pa leje, një tjetër person i shpallur në kërkim është vënë në dispozicion të drejtësisë.

56-vjeçari Mirdar Koshi, është vetëdorëzuar pasditen e djeshme në Komisariatin e Sarandës. Ai ishte shpallur në kërkim që prej datës 25 maj të këtij viti, nën akuzën e ndërtimit të paligjshëm të dy kateve shtesë në një objekt në pronësi të tij.

Të lidhura

None found

Në dy valët e goditjeve të zhvilluara në datat 15 dhe 25 maj, autoritetet kanë ndaluar gjithsej 14 persona, ndërsa 2 të tjerë mbeten ende në kërkim.

Grupi i të përfshirëve përbëhet nga: 8 efektivë policie (përfshirë ish-Shefin e Komisariatit dhe ish-Shefin e Krimeve), 4 ish-punonjës të Bashkisë Sarandë dhe 4 pronarë objektesh.

Pavarësisht numrit të lartë të personave të implikuar, aktualisht vetëm dy prej tyre ndodhen në qeli, Gëzim Bashllari ish-Shefi i Komisariatit dhe Robert Çulli specialist i zonës.

Pjesa tjetër e të ndaluarve, përfshirë ata që janë vetëdorëzuar, janë lënë të lirë nga vendimet e ndërmjetme të Gjykatës së Sarandës dhe Gjykatës së Apelit, duke krijuar një situatë të diskutueshme lidhur me masat e sigurisë të aplikuara ndaj këtij grupi.


Shtuar 16.07.2026 08:51

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet