APK prezanton të enjten modulin online për etikën dhe konfliktin e interesit

Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të krijimit të saj, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të bëjë të enjten lansimin e modulit elektronik të trajnimit për konfliktin e interesit dhe etikën.

Të lidhura

None found

Moduli është hartuar përmes bashkëpunimit të APK-së me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP), me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ai ka për qëllim forcimin e njohurive dhe kapaciteteve të zyrtarëve publikë lidhur me konfliktin e interesit dhe etikën.

Pas prezantimit të modulit, do të organizohet një panel diskutimi ku do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve publike, shoqërisë civile dhe partnerëve. Në fokus të diskutimit do të jenë edukimi i vazhdueshëm, zhvillimi i kapaciteteve profesionale dhe përforcimi i kulturës së integritetit në administratën publike.

Aktiviteti është pjesë e ngjarjeve kryesore të “Javës së Agjencisë”, e cila organizohet për të shënuar 20-vjetorin e themelimit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.


Shtuar 15.07.2026 23:43

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet