RaiNews ka raportuar për mbështetjen që këngëtarja shqiptare Dua Lipa u ka dhënë protestave, të cilat zhvillohen prej 46 ditësh në Tiranë.
Gjatë një bisede me shkrimtaren shqiptare Lea Ypi në podkastin e Klubit të Librit Service95, Dua Lipa u pozicionua në krah të protestuesve që kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një resorti luksoz në Shqipëri, të lidhur me Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner.
Të lidhura
None found
Artistja deklaroi se bashkëndan shqetësimet e ngritura për transparencën e projektit, ndërsa mobilizimin qytetar e cilësoi “frymëzues”. Sipas saj, veçanërisht shqetësues është parimi që i mundëson qeverisë të ndryshojë ligjin dhe të shfuqizojë mbrojtjen mjedisore pa zhvilluar asnjë konsultim publik.
Në artikull thuhet se projekti turistik, me një vlerë të përllogaritur prej 4.6 miliardë dollarësh, u propozua fillimisht për vitin 2024. Protestat nisën në fund të majit, pas vendosjes së gardheve dhe mbërritjes së buldozerëve në zonën e prekur, ndërsa prej atëherë po vijojnë çdo ditë në Tiranë.
