Zyba akuzon ministren serbe Paunoviq për politika të spastrimit etnik

Zyrtari i LVV-së, Salih Zyba, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke thënë se ajo mbështet politika të spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

Të lidhura

None found

Sipas Zybës, pasivizimi i adresave të banimit në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc përbën diskriminim të organizuar, i cili ua kufizon shqiptarëve të drejtat bazë dhe synon të ndikojë në përbërjen demografike të Luginës.

Zyba theksoi se Snezhana Paunoviq, ministre në Qeverinë e Serbisë dhe tashmë e shpallur persona non grata në Republikën e Kosovës, ka përgjegjësi edhe për qeverisjen lokale, përfshirë komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Ai deklaroi se, ndërsa Paunoviq shpreh publikisht ambicie për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë, në Luginën e Preshevës një projekt i tillë, sipas tij, zbatohet përmes institucioneve dhe nuk mbetet vetëm në nivel retorike.

Sipas tij, politika e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc është ndër format më të rënda të diskriminimit sistematik dhe spastrimit etnik administrativ. Zyba tha se largimi arbitrar i adresave të banimit u mohon mijëra qytetarëve shqiptarë të drejtat themelore, duke ua pamundësuar ushtrimin e votës, pajisjen me dokumente personale, qasjen në shërbime publike dhe një varg të drejtash të garantuara me ligj.

Ai vlerësoi se ky mekanizëm administrativ ndikon në ndryshimin e strukturës demografike të Luginës, duke i shtyrë shqiptarët të largohen nga vendet dhe pronat e tyre.

Zyba shtoi se kjo, sipas tij, dëshmon se projekti që Paunoviq promovon ndaj Kosovës është i njëjtë me atë që Serbia e ka zbatuar prej vitesh dhe vazhdon ta zbatojë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës: përjashtim, diskriminim dhe zbrazje graduale e trojeve të tyre përmes mekanizmave shtetërorë, herë me dhunë fizike, herë me dhunë ekonomike, herë administrative dhe, kur është e mundur, me të gjitha bashkë.


Shtuar 15.07.2026 10:43

MatbetBetsmoveEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş