Zejnulla Gashi do të marrë sot në dorëzim zyrtar detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit nga ushtruesi i detyrës, Agron Qalaj.
Të lidhura
None found
Lajmi u konfirmua përmes një komunikate për shtyp.
Ceremonia e pranim-dorëzimit është planifikuar të mbahet në ambientet e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke filluar nga ora 11:00.
Vendimi për emërimin e Gashit erdhi të martën, kur ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e dekretoi atë në krye të organit të akuzës.
Në garën për këtë pozicion, pas intervistave të kryera më 1 korrik 2026, Gashi fitoi vlerësimin më të lartë me 91.6 pikë. I dyti u rendit Atdhe Dema me 89.3 pikë, ndjekur nga Naim Abazi me 89 pikë, Rafet Halimi me 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu me 86.3 pikë.
