GJKKO i jep SPAK-ut 3 muaj kohë shtesë për hetimin e vrasjes së Denis Dobrës, në pranga vëllezërit Bushgjokaj

Gjykata e Posaçme ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatin e hetimeve për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj si dhe për Petrit Çakrin, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes së të riut Renis Dobra. Ky veprim u ndërmor pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Prokuroria e Posaçme argumentoi se ka nevojë për kohë deri në tetor për të përfunduar disa hetime shtesë. Sipas SPAK-ut, është thelbësore të kryhen disa verifikime teknike, përfshirë ekspertizën e pajisjeve telefonike dhe analizën e mbivendosjeve të gjurmëve të gishtërinjve.

Të lidhura

None found

Avokati Erjon Kullolli, që mbron Fation Bushgjokajn, e kundërshtoi hapur këtë kërkesë. Ai u shpreh se organi i akuzës ka pasur të gjitha mundësitë konkrete për t’i realizuar këto hapa hetimorë më parë, por nuk e ka bërë një gjë të tillë. Përfaqësuesi ligjor shtoi se, deri në këtë fazë të procesit, SPAK nuk ka arritur të provojë se akuza për “Rrëmbim” është kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me bashkëpunim të posaçëm.

Më tej, mbrojtësi i Bushgjokajt vuri në dukje se kërkesa e prokurorisë bie ndesh me një vendim të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Ai theksoi se SPAK-u nuk ka dhënë argumente dhe shkaqe bindëse përse masa e sigurisë “arrest në burg” konsiderohet si më e përshtatshmja për situatën.

Për sa i përket Petrit Çarkrit, avokati i tij i caktuar nga gjykata nuk paraqiti një qëndrim të prerë, duke ia lënë në dorë gjykatës për të vlerësuar nevojën e zgjatjes së hetimeve.

Të katër personat në pranga akuzohen për vrasjen e Renis Dobrës, një krim që ndodhi në muajin korrik të vitit 2025. Gjatë dy seancave gjyqësore të mëparshme, atmosfera në sallën e GJKKO-së u tensionua deri në përplasje fizike. Tre vëllezërit u konfliktuan me të pandehurin tjetër, Petrit Çakri, menjëherë pasi ky i fundit i ngatërroi ata si të përfshirë në vrasjen e Dobrës.


Shtuar 14.07.2026 11:14

MatbetGalabetEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş