Dita nis me kthjellime, sa do të shënojnë temperaturat sot

Gjatë gjithë ditës vendi do të jetë me kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. Sipas MeteoAlb, përjashtim bëjnë zonat malore verilindore dhe juglindore, të cilat do të kenë herë pas-here vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale ku mëngjesi shënon 13°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 36°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi Verior- Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2 ballë./albeu.com


Shtuar 23.07.2021 08:00