Alban Xhaferi thyen heshtjen ndaj kritikëve për Vllazninë: “Me pasë bisht…”

Në krye të stuhisë së kritikave vijon të jetë presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, së bashku me mënyrën e drejtimit të klubit shkodran. Arsyeja kryesore lidhet me valën e largimeve nga skuadra dhe afrimin e futbollistëve me profil të panjohur.

Të lidhura

None found

Së fundmi, numri një i klubit “kuqeblu” ka vendosur t’u përgjigjet zërave kundërshtarë përmes një postimi në platformat sociale. Ai zgjodhi një thënie të poetit të madh Gjergj Fishta për të përcjellë mesazhin e tij.

“Me pasë bish, ta presin; mos me pasë, ta ngjesin”, shkruan Xhaferi në reagimin e tij, duke cituar Fishtën. Ky postim shihet si një kundërpërgjigje e hapur ndaj të gjithë atyre që kanë vënë në pikëpyetje punën e tij në drejtimin e ekipit.

Vlen të kujtohet se rrugëtimi evropian i Vllaznisë ka filluar me këmbë të mbarë. Në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues, skuadra shkodrane mposhti në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Malishevës me rezultatin 2-1. Të gjithë sytë tani janë te sfida e kthimit.



Shtuar 13.07.2026 19:57

MatbetcasibomEsenyurt EscortmatbetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş