Ndërsa qytetarët shqiptarë po vazhdojnë protestat në shkallë të gjerë kundër Edi Ramës dhe kabinetit të tij, duke kërkuar largimin e tij të menjëhershëm dhe dorëheqjen, kryeministri po jep sinjale se nuk po pranon të përballet me kritikat e publikut.
Gjatë ditëve të fundit është vënë re se, në profilin e tij zyrtar në Facebook, Rama ka nisur të bllokojë dhe të kufizojë komentet që mbërrijnë në numër të madh nga qytetarët, të cilët shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj tij dhe qeverisë që ai drejton.
Të lidhura
None found
Në postimet më të fundit në këtë rrjet social, ai shfaqet duke i kufizuar komentet në disa prej tyre, ndërsa në disa të tjera i ka mbyllur plotësisht.
