Prej 43 ditësh, shqiptarët po vazhdojnë revoltën qytetare me kërkesën për rrëzimin e qeverisë dhe dorëheqjen pa kushte të kryeministrit Edi Rama. Andi Tepelena, që bën pjesë në grupin organizator, në një intervistë për “News24″, tha se tubimet e qytetarëve kanë ndikuar në atmosferën politike të vendit dhe kanë rrëzuar idenë e një kryeministri të paprekshëm.
Sipas tij, një nga shenjat më të rëndësishme të kësaj proteste është largimi i frikës për të dalë në shesh. Ai paralajmëroi gjithashtu se në shtator pritet një zgjerim i lëvizjes, pas punës që po zhvillohet me grupet e interesit.
Të lidhura
None found
“Sa i përket arritjeve të protestës, u vra frika e protestës, pak kohë më parë nuk protestohej për asgjë. U rizgjua shoqëria. Deri para një muaji të flisje me Ramën ishte i plotfuqishëm, ishte një ‘BabaZot’, ishte i plotfuqishëm sepse kishte hapur të gjithë hallkat. Sot është i diskretituar në sytë e shqiptarëve pasi të majtë e të djathtë vijnë çdo ditë në shesh, ndërsa mediat botërore hapen me tituj për atë që po ndodh në Shqipëri dhe korrupsionin e qeverisë.
Protesta është e qendrueshme, nuk ka asgjë që të na trembë. Në shtator do të ketë organizim më të madh, jemi në kontakt me grupet e interesit dhe pedagogët e universiteteve. Po punojmë për zgjerimin e grupeve të interesit. Në shtator presim shumëfishim të protestës”, u shpreh ai.
