Ervin Skela i jep lamtumirën Eintracht Frankfurt: Te RC Lens kam një shans të madh, do të rikthehem më i fortë

Ervin Skela ka reaguar me një mesazh të gjatë në profilin e tij në Instagram, ku i ka thënë zyrtarisht lamtumirë ish-klubit të tij, Eintracht Frankfurt, vetëm pak ditë pasi u bë i ditur kalimi i tij i ri te RC Lens në Ligue 1 franceze.

Ish-mesfushori i Kombëtares do të marrë detyrën e zëvendëstrajnerit te klubi francez, një hap i rëndësishëm për zhvillimin e tij në aspektin profesional dhe personal. Kjo reflektohet edhe në fjalët që ai u ka drejtuar tifozëve të Eintracht, teksa thekson se një ditë synon të rikthehet në Gjermani më i përgatitur dhe me më shumë eksperiencë.

Të lidhura

None found

POSTIMI:

“Përshëndetje familja Eintracht,

Nga thellësia e zemrës sime dua t’ju falenderoj për vitet e fundit. Ju falenderoj për çdo moment të veçantë që kemi ndarë bashkë si familje e Eintracht.

Për mua nuk ka qenë aspak e lehtë të largohem nga Eintracht Frankfurt. Ky klub do të mbajë gjithmonë një vend special në zemrën time. Njëkohësisht, RC Lens më dha një mundësi të madhe që të rris më tej eksperiencën time në Ligën franceze dhe të zhvillohem akoma më shumë, si trajner dhe si person.

Jam i bindur se një ditë rrugët tona do të takohen sërish dhe shpresoj të kthehem te Eintracht Frankfurt më i fortë dhe me më shumë eksperiencë.

Do të më mungoni të gjithëve. Eintracht do ta ndjek gjithmonë dhe do të vazhdoj të gëzoj për të në çdo ndeshje. Shihemi shumë shpejt. I uroj Eintracht Frankfurt më të mirat dhe sa më shumë sukses në të ardhmen.

Faleminderit të gjithëve”.


Shtuar 12.07.2026 09:25

matbetultrabetgalabetultrabetmatbetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetjojobetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş