Sulm me thikë në metronë e Milanos, 23-vjeçarja plagoset rëndë në fytyrë; në pranga një 27-vjeçar algjerian

Një e re 23-vjeçare ka pësuar plagë të rënda pas një agresioni me thikë në stacionin Duomo të metrosë në Milano.

Të lidhura

None found

Në lidhje me ngjarjen, autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 27-vjeçar me origjinë algjeriane. Ai përballet me akuza për shkaktim të shëmtimit të përhershëm të fytyrës, plagosje të rëndë dhe kundërshtim të forcave të rendit.

Sipas hetimeve të para, episodi ndodhi pasditen e së enjtes në platformën e linjës M3. I dyshuari iu afrua 23-vjeçares, e akuzoi se po e shikonte dhe, pas një përplasjeje verbale, fillimisht e goditi me grusht e më pas me një thikë të vogël. Si pasojë, ajo mori një prerje të thellë që shtrihet nga cepi i gojës deri në qafë. Mjekët po vlerësojnë nëse këto plagë do të lënë pasoja të përhershme.

Dëshmitarët kanë treguar se gjatë incidentit, i dyshuari i është drejtuar viktimës me fjalët: “Ti je grua. Unë jam burrë dhe mysliman. Nuk duhet të më shikosh.”

Këto deklarata po analizohen nga hetuesit për të kuptuar nëse sulmi mund të ketë pasur motive urrejtjeje ndaj grave ose arsye fetare.

Pas agresionit, autori u largua nga vendi i ngjarjes, por vetëm pak minuta më pas u kap nga patrullat e Policisë Lokale në Via Torino, disa qindra metra larg stacionit të metrosë.

Nga verifikimet rezultoi se i njëjti person ishte arrestuar në orët e para të mëngjesit të asaj dite për tentativë vjedhjeje të rëndë. Pas një procedure të përshpejtuar gjyqësore, ai ishte lënë i lirë me masën e ndalimit të qëndrimit në Milano, por vetëm pak orë më vonë dyshohet se kreu sulmin në metro.


Shtuar 10.07.2026 11:43

grandpashabetjojobetcasibomKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetcasibomGalabetcasibomJojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişGalabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş