Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka reaguar ndaj vendimit të kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, për të mos pranuar ftesën për takim.
Të lidhura
None found
Në një prononcim për media, Kurti u shpreh se takimi me Gjinin ka rëndësi.
“LVV është fituese e zgjedhjeve, ne edhe nëse nuk do të jemi bashkë në qeveri, padyshim se do të jemi bashkë në institucione. Nuk besoj që është në rregull që një parti e respektuar siç është AAK-ja të refuzojë takimin me mua si kryeministër dhe kryetar i partisë fituese”, tha Kurti.
Kujtojmë se takimi mes Kurtit dhe Hamzës tashmë ka përfunduar, por ai nuk solli ndonjë marrëveshje politike.
