Manchester United po përgatit një ofertë të parë për Mateus Mane, talentin e Wolverhampton Wanderers që po vlerësohet si një ndër lojtarët e rinj më premtues në futbollin anglez.
Të lidhura
None found
Raportimet e mediave britanike bëjnë të ditur se “Djajtë e Kuq” synojnë të paraqesin një propozim prej afërsisht 20 milionë funtesh për 18-vjeçarin, i cili mund të aktivizohet si në mesfushë, ashtu edhe në repartin ofensivë.
Forma e tij me Wolves ka ngjallur interesin e disa skuadrave të mëdha, ndaj Manchester United nuk është i vetmi klub që po e ndjek nga pranë situatën e lojtarit anglez.
Në garë për të monitoruar zhvillimin e Mane është edhe Liverpooli, që po shqyrton potencialin e tij dhe mundësinë për ta transferuar në të ardhmen.
Gjithsesi, Wolverhampton nuk synon të heqë dorë lehtësisht nga një prej perlave të akademisë. Klubi anglez e çmon Mane rreth 35 milionë funte, një shumë dukshëm më e lartë se oferta fillestare që pritet të vijë nga Manchester United.
Deri në këtë pikë të sezonit, 18-vjeçari ka dhënë sinjale shumë pozitive, duke realizuar pesë gola dhe duke dhënë dy asistime, çka tregon se ai mund të ketë ndikim edhe në nivelet më të larta.
Ndërkohë, Manchester United vijon kërkimet për afrime të reja me perspektivë për të ardhmen, ndërsa Mateus Mane tashmë është përfshirë në listën e objektivave të klubit për merkaton e ardhshme.
