Debati për celularin që përfundoi tragjikisht: Burri vrau me çifte bashkëshorten, dalin të tjera detaje nga krimi në Shkodër

Hetimet për vrasjen e Bardhe Ziçit nga bashkëshorti i saj një ditë më parë në Shkodër kanë nxjerrë në dritë elementë të rinj. Sipas policisë së Shkodrës, dyshimet kryesore për ngjarjen lidhen me xhelozinë mes çiftit.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat janë në dispozicion të uniformave blu, tregojnë se Shtjefën Ziçi i ka kërkuar bashkëshortes së tij të ndjerë celularin, çka ka sjellë një debat mes tyre. Pas këtij konflikti, 62-vjeçari ka hyrë në banesë, ka marrë çiften që e mbante me leje dhe ka qëlluar ndaj gruas së tij, duke e lënë të pajetë në vend. I dyshuari, i cili është i tronditur nga ngjarja, ende nuk ka dhënë dëshmi për policinë, ndërsa burime pranë mbrojtjes thonë se ata do të këmbëngulin në versionin se vrasja ka qenë aksidentale. Sipas tyre, Shtjefën Ziçi e mori çiften për ta pastruar dhe nuk e dinte se ajo kishte fishekë brenda, pasi, siç pretendohet, arma ishte mbushur më herët nga bashkëshortja pa dijeninë e tij.

Të lidhura

None found

Megjithatë, nga pamjet, dëshmitë dhe hetimet paraprake, policia vijon të besojë se motivi lidhet me xhelozinë në çift. Në çastet e para, përpara se të prangoset, i dyshuari i ka thënë grupit hetimor në vendngjarje se nuk ishte penduar që kishte vrarë gruan e tij, por kjo mbetet vetëm një deklaratë e bërë në momentin e arrestimit dhe jo një dëshmi zyrtare. Nga ana tjetër, mbrojtja i kundërshton përfundimet e policisë për xhelozinë dhe mban qëndrimin se ngjarja ka qenë aksidentale. Burime pranë familjes bëjnë me dije se Shtjefën Ziçi ka lënë porosi që për bashkëshorten të bëhen të gjitha nderimet dhe që ceremonia e varrimit të organizohet nga familja e tij, ku ajo ishte martuar, sipas traditave të zonës së Dukagjinit, me qëllim që viktimës t’i bëhet respekti maksimal.

Krimi u shënua rreth orës 13:30 të 9 korrikut, në unazën lindore të Shkodrës. Shtjefën Ziçi, pas një debati me Bardhe Ziçin në një dyqan pranë shtëpisë së tyre, hyri në banesë, mori çiften dhe qëlloi dy herë ndaj saj, duke e lënë të vdekur në pragun e shtëpisë. 55-vjeçarja u përpoq të largohej për t’i shpëtuar plumbave, por dy të shtënat i morën jetën. Shtjefni dhe Bardha Ziçi janë prindër të dy fëmijëve: një djali që jeton në Kanada dhe një vajze që punon si oficere në repartin ushtarak në Vau Dejës.

I dyshuari punonte si taksist me makinën e tij private dhe njëkohësisht merrej edhe me furnizimin e dyqanit ushqimor ku shiste bashkëshortja e tij, e cila mbeti e vrarë.

Çifti njihej në zonë si i qetë dhe, sipas banorëve, nuk kishte asnjë konflikt të mëparshëm të njohur mes tyre. Ata punonin së bashku dhe kishin një jetë të zakonshme deri në momentin kur ndodhi vrasja, e cila tronditi opinionin publik.

Policia ka sekuestruar armën e krimit, një çifte me leje që e posedonte autori, ndërsa Shtjefën Ziçi është arrestuar menjëherë në vendngjarje. Ai nuk u përpoq të largohej, nuk bëri rezistencë dhe nuk shfaqi pendesë. Grupi hetimor ka marrë gjithashtu kamera sigurie nga zona, me qëllim zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje të rëndë në Shkodër.


grandpashabetjojobetcasibomKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetcasibomGalabetcasibomJojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişGalabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş