Mbledhja e sotme në Strasburg e Komitetit Parlamentar për Stabilizim-Asocim Shqipëri-Bashkimi Evropian nuk prodhoi një rezolutë të përbashkët. Shkak u bë fakti që deputetët demokratë nuk e mbështetën me votë draftin përfundimtar, ndërsa pro tij votuan socialistët dhe eurodeputetët.
Pas votës kundër të opozitës, kryeministri Rama reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruante:
Të lidhura
None found
“Pra, të gjithë eurodeputetët, madje edhe dikush që erdhi dhe protestoi në Shqipëri, votuan për Shqipërinë së bashku me deputetët e Partisë Socialiste. Sepse Shqipëria nuk ndalon. Ndërsa deputetët e pakicës në Shqipëri votuan kundër dhe u larguan për të shkuar në protestë. Sepse Partia Socialiste nuk ndalet”.
Dokumentit që kishte propozuar Sekretariati i Komitetit Parlamentar iu shtuan edhe rezoluta e Parlamentit Europian dhe rezoluta e miratuar nga Parlamenti shqiptar për procesin e anëtarësimit në BE. Sipas socialistëve, kjo ishte arsye e mjaftueshme që të mos paraqisnin asnjë amendament.
