Mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar në mungesë të disa emrave të rëndësishëm.
Të lidhura
None found
Burime mediatike nga brenda partisë kanë bërë me dije se katër prej figurave kryesore të këtij subjekti politik nuk kanë marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryetari Lumir Abdixhiku.
Sipas të njëjtave burime, mbledhja e sotme është bojkotuar nga Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti dhe Gazmend Muhaxheri.
Kjo mospjesëmarrje ndodh në një periudhë tepër delikate politike, teksa LDK-ja është duke u përballur me debatet e brendshme lidhur me rezultatin zgjedhor dhe njëkohësisht po shqyrton ftesën e kryeministrit për takimin mbi konstituimin e institucioneve të reja.
