A është Maroku në rrugën për t’u shndërruar në një superfuqi të futbollit?

Neil Ward është i bindur se Maroku zotëron kapacitetin për t’u kthyer në një forcë dominuese të futbollit në arenën botërore, pasi ka ndjekur nga afër energjinë dhe synimet e vendit për të ndryshuar vendin e tij në historinë e këtij sporti.

Të lidhura

None found

Ish-përgjegjësi i operacioneve teknike në Federatën Mbretërore të Futbollit të Marokut (RMFF) ka qenë pjesë e këtij vizioni në periudhën që konsiderohet më e suksesshmja për futbollin maroken.

Në vitin 2022, teksa ndodhej në Rabat, ai përjetoi momentin kur “Luanët e Atlasit” u bënë përfaqësuesja e parë afrikane që siguroi një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

Edhe pse në Katar Maroku u eliminua nga Franca me rezultatin 2-0, ecuria e asaj skuadre ndezi një entuziazëm të rrallë në mbarë vendin.

Ward kujton se atmosfera e festës pushtoi gjithë qytetin deri në orët e para të mëngjesit dhe se edhe mbreti ishte mes njerëzve duke festuar.

Tani, Maroku synon të hapë një tjetër faqe historike, ndërsa përballet sërish me Francën për të siguruar një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

Pavarësisht se si do të mbyllet ky duel, është e qartë se kjo kombëtare synon të vazhdojë përpara, aq më tepër kur vendi do të jetë një nga organizatorët e Botërorit 2030 së bashku me Spanjën dhe Portugalinë.

Një strategji e mbështetur nga ambicia e shtetit

Simon Jennings, që drejtoi zhvillimin e talenteve të rinj në Marok nga viti 2020 deri në 2024, thotë se arritjet e fundit janë fryt i një plani të mirëpërcaktuar dhe jo i rastësisë.

Sipas tij, pas këtij suksesi qëndron një ambicie kombëtare e qartë.

Mbështetja për futbollin, thekson ai, ka ardhur nga nivelet më të larta shtetërore, me përfshirjen e drejtpërdrejtë të mbretit Mohammed VI.

Gjatë viteve të fundit, Maroku ka hedhur investime të mëdha në qendra bashkëkohore stërvitore, akademinë kombëtare të futbollit, qendra rajonale zhvillimi, rikonstruksionin e stadiumeve dhe në mijëra fusha për futbollin amator.

Ward vëren se kur futbollistët që aktivizohen në Evropë shohin një kompleks stërvitor të këtij niveli, e kuptojnë menjëherë se bëhet fjalë për një projekt serioz që synon suksesin.

Sipas tij, këto investime nuk janë bërë vetëm për arritje sportive, por edhe për të forcuar peshën ndërkombëtare të Marokut përmes futbollit.

Diaspora, elementi kyç i suksesit

Një nga shtyllat kryesore të ngritjes së Marokut ka qenë aktivizimi i diasporës. Më shumë se pesë milionë marokenë jetojnë jashtë vendit dhe federata ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për të gjetur lojtarë me origjinë marokene në Evropë.

Për këtë qëllim, janë vendosur skautë të përhershëm në Francë, Holandë, Spanjë, Gjermani, Norvegji, Suedi dhe Danimarkë.

Jennings shpjegon se këta futbollistë e ndiejnë veten plotësisht marokenë dhe nuk e shohin këtë si zgjedhje të një kombëtareje të dytë, pasi lidhja e tyre me kulturën dhe identitetin është shumë e fortë.

Kjo qasje ka dhënë efekt të menjëhershëm: 19 nga 26 lojtarët e grumbulluar nga Maroku për Botërorin aktual kanë lindur jashtë vendit.

Mes tyre përfshihen edhe emra që mund të kishin përfaqësuar vende të tjera, si mesfushori premtues i Lille, Ayyoub Bouaddi, i cili më parë kishte qenë pjesë e ekipeve të moshave të Francës.

Po ashtu, federata marokene kishte lëvizur herët edhe për yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, i cili ka baba maroken, duke kontaktuar me të dhe familjen e tij që kur ishte vetëm 12 apo 13 vjeç.

Ward thekson se në kërkimin e talenteve nuk lihet asnjë mundësi pa u eksploruar.

Objektivi i ardhshëm: më shumë lojtarë të dalë nga vendi

Megjithatë, në Marok ekziston vetëdija se për t’u bërë një fuqi e qëndrueshme e futbollit botëror, vendi duhet të prodhojë më shumë futbollistë përmes strukturës së vet të brendshme.

Plani i federatës është që deri në Botërorin 2030 kombëtarja të ketë një balancë më të madhe mes lojtarëve të lindur në Marok dhe atyre që janë rritur jashtë tij.

Chris van Puyvelde, ish-drejtori teknik i RMFF, ka vlerësuar se organizimi i futbollit brenda vendit ka ende nevojë për përmirësime.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se kërkesa për rezultate të shpejta mund të sjellë rrezikun e lënies në hije të futbollistëve me potencial afatgjatë.

Sidoqoftë, durimi dhe investimet kanë nisur të japin fryte. Mohamed Ouahbi, pas një periudhe të vështirë me ekipet e moshave, e drejtoi Marokun U-20 drejt fitimit të Kupës së Botës për këtë kategori në vitin 2025.

Disa muaj më pas, ai u emërua trajner i kombëtares së parë pas largimit të Walid Regraguit.

Një tjetër tregues domethënës i projektit maroken është edhe mosha e skuadrës. “Luanët e Atlasit” paraqiten me një nga përfaqësueset më të reja në Botëror, me një mesatare moshe të titullarëve prej 26 vitesh e 126 ditësh.

Rezultatet e arritura nga ekipet e moshave sugjerojnë se një valë e re talentesh po vjen.

Sipas Van Puyvelde, Maroku nuk po kufizohet vetëm te ndërtimi i stadiumeve, por po ngre gjithë strukturën që nga baza.

Ai beson se ajo që u pa në Katar në vitin 2022 përbënte vetëm pikënisjen.

Në fjalët e tij, kur një vend merr pak oksigjen, siç i ndodhi Marokut në Katar, ai përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin.

Me investime të vazhdueshme, me breza të rinj futbollistësh dhe me një pasion të jashtëzakonshëm për lojën, Maroku po punon për të kaluar nga një histori surprizuese në një fuqi të qëndrueshme të futbollit botëror.


grandpashabetultrabetkingroyalKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetvaycasinoİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişjojobetExtrabet girişGrandpashabetHoliganbetHoliganbetTipobet