Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se bashkë me Kryeministrin Albin Kurti ka firmosur vendimin për vazhdimin e mandatit të Agon Bytyqit në pozitën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të saj, Bytyqi do ta mbajë këtë post edhe për një mandat tjetër pesëvjeçar.
Haxhiu ka vlerësuar se përvoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e treguar gjatë mandatit të parë kanë qenë elemente të rëndësishme për ruajtjen e vazhdimësisë dhe profesionalizmit në punën e AKI-së për mbrojtjen e sigurisë së vendit.
Ajo gjithashtu bëri të ditur se Bytyqi është falënderuar për angazhimin e deritanishëm dhe i janë përcjellë urime për suksese në mandatin e ri.
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë është institucioni që ka përgjegjësinë për grumbullimin dhe analizimin e informacioneve me rëndësi për sigurinë e vendit.
