MPB e Maqedonisë ka bërë të ditur se është zbardhur ngjarja e ndodhur disa ditë më parë, më 30 qershor, kur një e mitur u dhunua fizikisht në një park në Komunën e Aerodromit, ndërsa persona të tjerë regjistronin skenën.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, SPB Shkup ka sqaruar rastin e datës 30.06.2026, në të cilin një vajzë 12-vjeçare u sulmua fizikisht nga disa të mitur në një park të komunës së Aerodromit, ndërkohë që të mitur të tjerë që ndodheshin aty po filmonin me telefona celularë.
MPB thotë se DPB Aerodrom dhe Draçevë, në koordinim me DPB Kisella Voda, kanë paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit ndaj dy të miturve për veprën penale “dhunë”, të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 386 të Kodit Penal. Po ashtu, kallëzim penal është ngritur edhe ndaj një të mituri për veprat penale “nxitje” dhe “regjistrim i paautorizuar”, të parashikuara dhe të dënueshme sipas nenit 152 në lidhje me nenin 386 paragrafi 1 të Kodit Penal, si edhe ndaj një të mituri tjetër për veprën penale “regjistrimit të paautorizuar”, të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 152 në lidhje me nenin 386 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Nga i njëjti rast, kallëzim penal është ngritur edhe ndaj prindërve I.V., M.V., M.P., I.A. dhe I.A. për veprën penale të kryer “neglizhencë dhe abuzim të fëmijës”, të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 201 të Kodit Penal, thuhet nga MPB.
