Qeveria spanjolle ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kritikoi Madridin për pozicionin e tij lidhur me synimin e NATO-s për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.
Të lidhura
None found
Sipas burimeve nga ekzekutivi spanjoll, të cituara nga gazeta El País dhe transmetuesi publik TVE, komentet e bëra nga Trump gjatë samitit të NATO-s në Ankara janë pritur nga Madridi “me qetësi dhe normalisht”.
Të njëjtat burime nga qeveria spanjolle kanë bërë të ditur se “Spanja mban një marrëdhënie të shkëlqyer sociale, kulturore dhe ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe qëllimi ynë është që kjo të mos ndryshojë”.
Trump e ka përshkruar sërish Spanjën si një “partner të tmerrshëm” në Aleancën Atlantike, duke e lidhur këtë vlerësim me refuzimin e saj për të çuar shpenzimet ushtarake në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.
Presidenti amerikan ka këmbëngulur vazhdimisht që shtetet anëtare të NATO-s të japin më shumë kontribut financiar për mbrojtjen e përbashkët, ndërsa kritikat e tij janë drejtuar veçanërisht ndaj vendeve që nuk arrijnë objektivat e reja të aleancës.
Në krahun tjetër, Spanja ka mbajtur një qasje më të kujdesshme ndaj këtij objektivi, duke theksuar se rritja e shpenzimeve duhet të ecë në përputhje me prioritetet ekonomike dhe sociale të vendit.
