Anglia e Norvegjia përballen sërish, ndërsa jehona e Bjorge Lillelien vazhdon të bashkojë historinë e tyre

Të shtunën në Miami, Anglia dhe Norvegjia do të ndeshen në çerekfinalet e Kupës së Botës, në një sfidë që nuk mbart vetëm peshën sportive të dy përfaqësueseve, por edhe kujtimin e një episodi të paharruar të futbollit.

Të lidhura

None found

Marrëdhënia sportive mes këtyre dy kombëtareve është bërë më e famshme për një koment historik sesa për vetë ndeshjet e luajtura në fushë.

45 vite më parë, komentatori norvegjez Bjorge Lillelien hyri përgjithmonë në historinë e sportit me një reagim që vazhdon të kujtohet edhe në ditët e sotme.

Në shtator të vitit 1981, Norvegjia, ende shumë larg nivelit që ka sot me emra si Erling Haaland, arriti të mposhtë Anglinë me rezultatin 2-1 në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.

Përballë norvegjezëve ishte një ekip anglez me futbollistë të njohur si Bryan Robson, Glenn Hoddle, Kevin Keegan dhe Trevor Francis.

Suksesi i arritur në stadiumin “Ullevaal” të Oslos u pa si një nga surprizat më të mëdha të futbollit norvegjez dhe një goditje e fortë për Anglinë.

Lillelien, që ishte komentatori kryesor i transmetuesit norvegjez NRK, e shfrytëzoi atë çast për një festë të pazakontë e të paharrueshme.

Para fundit të takimit, ai ironizoi arbitrin polak Jerzy Kacprzak, duke thënë se ishte “pranë marrjes së shtetësisë angleze”, si një thumbim për kohën shtesë që, sipas tij, favorizonte kundërshtarët.

Në momentin kur arbitri vërshëlleu fundin e ndeshjes, komentatori norvegjez shpërtheu në mikrofon me një nga deklaratat më të famshme që ka njohur futbolli.

“Lord Nelson. Lord Beaverbrook. Sir Winston Churchill. Sir Anthony Eden. Clement Atlee. Henry Cooper. Lady Diana. Ne i kemi mposhtur të gjithë”, tha ai, përpara se t’i drejtohej drejtpërdrejt kryeministres britanike të asaj kohe, Margaret Thatcher.

“Maggie Thatcher, a mund të më dëgjosh? Kemi një mesazh për ty. I kemi nxjerrë djemtë e tu jashtë Kupës së Botës. Siç thonë në gjuhën tuaj, në baret e boksit rreth Madison Square Garden në Nju Jork, djemtë tuaj morën një goditje të jashtëzakonshme”.

Më pas ai e përsëriti sërish për ta bërë edhe më të fortë jehonën e atij momenti:

“Djemtë tuaj morën një goditje të jashtëzakonshme”.

Megjithëse Anglia, ndryshe nga ajo që u tha në koment, ia doli të sigurojë kualifikimin për Kupën e Botës 1982 në Spanjë, fjalët e Lillelien mbetën të gdhendura në kujtesën e tifozëve.

Sikur ai episod të kishte ndodhur në kohën e rrjeteve sociale, ndikimi i tij do të kishte qenë edhe më i madh.

Megjithatë, edhe pa ndihmën e platformave moderne, ai komentim u bë një fenomen ndërkombëtar dhe vazhdon të përhapet falë regjistrimeve video të ruajtura ndër vite.

Në Norvegji, Lillelien ishte një figurë shumë e dashur për publikun. Ai u nda nga jeta në vitin 1987, në moshën 60-vjeçare.

Vetë ai këmbëngulte gjithmonë se ajo që tha nuk kishte qenë e menduar më parë, por kishte dalë krejt natyrshëm nga emocionet e çastit.

Djali i tij, Marius Lillelien, i cili më pas u bë një drejtues i lartë në transmetuesin NRK, e ka përshkruar atë çast si shfaqje të një ane tjetër të karakterit të të atit.

“Njeriu që dëgjojmë në ato momente të mëdha radiofonike është dikush që ndërton veten si një artist përpara një koncerti. Jashtë transmetimit ishte një person krejt tjetër”, tregoi ai.

Edhe ish-sulmuesi norvegjez Egil Ostenstad, që ka luajtur në Ligën Premier me Southampton dhe Blackburn, e ka cilësuar Lillelien si një personazh të rrallë.

“Ai ishte një norvegjez i pazakontë. Ne zakonisht nuk shfaqim shumë emocione, por ai dinte ta bënte këtë. Ky komentim tregon shumë për personalitetin e tij”.

Me kalimin e kohës, lidhjet mes Anglisë dhe Norvegjisë janë forcuar edhe më shumë përmes futbollit.

Që nga krijimi i Ligës Premier, gati 100 futbollistë norvegjezë kanë qenë pjesë e elitës angleze, nga Jan Age Fjortoft, Morten Gamst Pedersen dhe John Carew, te Ole Gunnar Solskjaer, Martin Odegaard dhe Erling Haaland.

Në katër ndeshjet zyrtare të zhvilluara mes tyre, Anglia regjistron një fitore, një barazim dhe dy humbje.

Kombëtaret e meshkujve të Anglisë dhe Norvegjisë nuk janë ndeshur asnjëherë më parë në një turne madhor, ndërsa përballja në Miami do të jetë e para mes tyre pas 12 vitesh.

Ky rivalitet u rikujtua edhe në vitin 2015, kur Anglia dhe Norvegjia u takuan në fazën e 1/8-tave të Kupës së Botës për femra.

Në prag të asaj sfide, gazeta norvegjeze “VG Sporten” shtroi pyetjen nëse Anglia ishte “gati për një goditje të madhe”, duke iu referuar fjalëve të Lillelien.

Këtë herë, megjithatë, ishte Anglia ajo që fitoi 2-1.

Tashmë, ndërsa të dyja kombëtaret bëhen gati për një tjetër duel me ngarkesë historike, mbetet për t’u parë nëse ndonjë komentator do të mund të krijojë një kujtim aq të fuqishëm sa ai i Bjorge Lillelien.

Për 90 minuta, miqësia mes tyre do të lihet mënjanë dhe vendimi do të merret vetëm në fushën e lojës.


jojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetmatbetKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoCoinbarcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibombetciobetcio girişjojobetGalabet