24-vjeçari nga Kosova që dërgoi pakon me armë në autobusin e ndaluar në Hungari u arrestua

Autoritetet hungareze kanë ndaluar edhe një tjetër autobus nga Kosova, ndërsa mediat në atë vend raportuan se në një dërgesë të transportuar me të u zbuluan armë dhe një zmadhues i zërit.

Të lidhura

None found

Për këtë rast, media ka kontaktuar kompaninë e linjës së autobusit “Meti Comerc”, e cila bëri të ditur se pakoja ishte dorëzuar nga një shtetas 24-vjeçar nga Kosova.

Menaxheri i kompanisë sqaroi: “Janë katër autobusë brenda një jave. Te kompania jonë ka ndodhur kur një 24-vjeçar te Stacioni i Autobusëv në Prishtinë, rreth orës 05:30 e mëngjesit ka pru një dërgesë për me dërgu në Belgjikë, shoferët e kanë pranuar porosinë, kur kanë shku te dogana hungareze, zyrtarët e doganës kanë hasur në armë dhe një zmadhues të muzikës. Me të lajmëruar, rastin e kemi denoncuar në Policinë e Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 korrik, ndërsa 24-vjeçari është arrestuar më 3 korrik”.

Një ditë më parë, media kishte raportuar edhe për një rast tjetër të ndodhur në Hungari, ku ishte e përfshirë kompania “Pranvera Travel”.

Ndërkohë, lidhur me këto ngjarje, ekzistojnë dyshime se veprimet po kryhen në mënyrë të organizuar.

Për zhvillimet është në dijeni edhe Policia e Kosovës, e cila ka konfirmuar se një person tashmë është vënë në pranga.

Në përgjigjen e policisë thuhet: “Lidhur me rastin që jeni interesuar, me datë 04.07.2026, në ‘Raportin ditor të PK-së’, ka qenë rasti i publikuar me të dhëna rreth tij. Veprimet e policisë rreth rastit kanë qenë: arrestimi i të dyshuarit, kontrollimi i shtëpisë së tij dhe dërgimi në mbajtje i të dyshuarit më aktvendim nga prokurori kujdestar”.


Shtuar 7.07.2026 16:28

jojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetTulipbetnorabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoPerabetcasibomJojobetmeritkingjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobetGalabet