Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka hapur një hetim ndaj strukturës drejtuese të Komisariatit të Policisë Divjakë, me dyshimet për shpërdorim detyre, pas zbulimit dhe sekuestrimit të 1,426 bimëve narkotike kanabis sativa të mbjella në këtë zonë.
Sipas burimeve, çështja i është dërguar Prokurorisë, pasi dyshohet se drejtuesit e komisariatit nuk kanë kryer kontrollet e domosdoshme për të identifikuar dhe goditur parcelat e kultivuara me kanabis.
Të lidhura
None found
Parcela me lëndë narkotike u evidentua pak ditë më parë në vendin e njohur si “Rezervuari i Divjakës”, në një sipërfaqe toke shtetërore. Në operacion u sekuestruan 1,426 bimë kanabis sativa, 37 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si edhe 7 kilogramë kanabis në formë boçesh.
