Organizatorët e “Lironi çunat” u shkruajnë ambasadave të huaja: Forca e policisë ishte tej normave dhe u përdor për të trembur qytetarët

Me anë të një letre drejtuar ambasadave të vendeve mike në Tiranë, organizatorët e protestës kanë dënuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në tubimin e 2 korrikut, duke e konsideruar përdorimin e forcës si joproporcional dhe në shkelje të të drejtave kushtetuese të qytetarëve.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tyre, ata i referohen edhe monitorimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili ka evidentuar shqetësime lidhur me mënyrën e menaxhimit të protestës dhe ka ngritur dyshime për tejkalim kompetencash nga policia.

Po ashtu, në deklaratë kërkohet zhvillimi i një hetimi të pavarur për çdo rast të dyshuar të dhunës policore, si edhe lirimi i protestuesve të arrestuar gjatë tubimit. Organizatorët shprehin gjithashtu shqetësim për kontrollet e raportuara ndaj qytetarëve që synojnë t’i bashkohen protestës së ardhshme, duke i cilësuar si forma presioni dhe frikësimi.

Njëherazi, ata i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit që të garantojë mbarëvajtjen e protestës së radhës dhe të shmangë çdo veprim që mund të sjellë përshkallëzim të situatës. Ndërsa qytetarëve u kërkojnë të ruajnë karakterin paqësor të protestës dhe i ftojnë të marrin pjesë në mobilizimin e ardhshëm, duke përsëritur kërkesën për lirimin e protestuesve të arrestuar.

Deklarata e plotë e Grupit Koordinues:

Protesta përbën një të drejtë themelore kushtetuese dhe mbetet ndër instrumentet më të rëndësishme që qytetarët kanë në dispozicion për t’i kërkuar llogari pushtetit. Çdo tentativë për ta penguar, shtypur apo frikësuar ushtrimin e kësaj të drejte përmes forcës cenon demokracinë dhe liritë bazë.

Ne dënojmë me forcë përdorimin joproporcional të forcës nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve gjatë protestës së 2 korrikut 2026, përfshirë hedhjen e gazit lotsjellës pa paralajmërim, shtyrjen dhe goditjen e protestuesve, si edhe ushtrimin e dhunës ndaj personave të neutralizuar. Këto janë veprime të papranueshme dhe bien ndesh me standardet e një shteti demokratik.

Sipas monitorimit të realizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, janë konstatuar shqetësime serioze mbi administrimin e protestës, duke ngritur dyshime të forta për tejkalim kompetencash nga Policia e Shtetit dhe për përdorim force në kundërshtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Po ashtu, theksohet qartë se veprimet e një numri të kufizuar individësh nuk mund të shërbejnë si justifikim për ushtrimin e dhunës ndaj mijëra qytetarëve që protestuan në mënyrë paqësore.

I kërkojmë Policisë së Shtetit të japë shpjegime publike për përdorimin e forcës gjatë protestës së 2 korrikut dhe të mundësojë një hetim të pavarur, transparent dhe efektiv për çdo rast të dyshuar të tejkalimit të kompetencave. Çdo efektiv policie që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi. Policia e Shtetit nuk mund dhe nuk duhet të kthehet në një instrument politik për të trembur, intimiduar apo ndëshkuar qytetarët që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar. Përdorimi i forcës për të prodhuar frikë dhe për të dekurajuar pjesëmarrjen qytetare është i papranueshëm në një shtet demokratik.

Për fat të keq, dhuna e ushtruar në Zvërnec ndaj një protestuesi paqësor nuk ishte një episod i veçuar. Ajo u përsërit dhe u thellua më 2 korrik, kur një grup protestuesish që prej më shumë se një muaji kanë protestuar në mënyrë të vazhdueshme dhe kryesisht paqësore, u përballën me përdorim joproporcional të forcës nga Policia e Shtetit. Kjo qasje represive nuk godet vetëm protestuesit, por cenon vetë të drejtën e qytetarëve për t’u organizuar, për të kundërshtuar dhe për të kërkuar llogari nga pushteti.

Njëkohësisht, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të protestuesve të arrestuar për ushtrimin e të drejtës së tyre për protestë paqësore. Ndalimet arbitrare, masat penale, si edhe dhuna e ushtruar nga efektivët e policisë, persona civilë apo individë të paidentifikuar, nuk mund të përdoren si mjete frikësimi apo represioni ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese.

Shprehim gjithashtu shqetësim për informacionet që flasin për kontrolle të imtësishme dhe selektive në pikat doganore ndaj qytetarëve që janë nisur për t’iu bashkuar protestës së ditës së nesërme. Nëse këto veprime përdoren për të penguar pjesëmarrjen qytetare, ato përbëjnë një formë të papranueshme presioni dhe intimidimi ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese. Kërkojmë shpjegime publike dhe transparencë të plotë për këto veprime.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit që në protestën e ditës së nesërme të distancohet qartë nga çdo akt dhune, nga çdo tolerim i personave të infiltruar dhe nga çdo veprim që synon provokimin apo përshkallëzimin e situatës. Detyra e Policisë së Shtetit është të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe mbarëvajtjen e protestës, jo të nxisë tensione apo të përdorë forcën për të penguar ushtrimin e një të drejte kushtetuese.

Në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që do t’i bashkohen protestës së nesërme të mbrojnë karakterin paqësor të saj. Prej më shumë se 35 ditësh, kjo lëvizje qytetare ka protestuar në mënyrë paqësore, demokratike dhe europiane kundër një sistemi të korruptuar dhe të kapur. Çdo akt dhune, pavarësisht se nga kush provokohet, qoftë nga individë të infiltruar api provokatorë, do t’u shërbente vetëm atyre që kërkojnë të mbajnë të paprekur sistemin kriminal dhe të korruptuar ndaj të cilit protestojmë.

U bëjmë thirrje institucioneve shtetërore të respektojnë të drejtën kushtetuese për tubim paqësor dhe të garantojnë që asnjë qytetar të mos përballet me dhunë, frikësim apo ndëshkim për shkak të pjesëmarrjes në një protestë. Mbrojtja e kësaj të drejte është themel i një shoqërie demokratike dhe i shtetit të së drejtës.

Sot kërkojmë njëzëri: “Lironi çunat!”

Ndërkohë, ftojmë të gjithë qytetarët, pa dallim, t’i bashkohen protestës së nesërme në një mobilizim masiv, mbarëkombëtar dhe paqësor. Forca jonë buron nga pjesëmarrja qytetare, nga uniteti dhe nga vendosmëria për të mbrojtur demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit. Do të vazhdojmë të protestojmë paqësisht, si ditën e parë, për një Shqipëri të re, pa dhunë policore, pa represion shtetëror dhe pa një sistem kriminal e të korruptuar që sundon mbi interesin publik.


Shtuar 5.07.2026 15:19

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkBetpipoHoliganbetcasibomgoldenbahisHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetMadridbetkalebetPusulabetcasibomJojobetjojobetgoldenbahiscasibomcasibomberlinbetcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasjojobetİmajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio