Afrim Gashi uron SHBA-në për 4 Korrikun dhe thekson thellimin e partneritetit mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i ka përcjellë urime Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë, duke veçuar rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe kontributin amerikan në proceset demokratike dhe euroatlantike të vendit.

Të lidhura

None found

Në mesazhin e tij të urimit, Gashi uroi popullin amerikan dhe institucionet e SHBA-së.

“Me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpreh urimet e mia më të përzemërta popullit amerikan dhe institucioneve të tij, duke u dëshiruar paqe, përparim dhe mirëqenie”, theksoi Gashi.

Ai vuri në pah se Republika e Maqedonisë së Veriut i çmon shumë lidhjet me SHBA-në, të cilat i përshkroi si miqësi të qëndrueshme dhe partneritet strategjik.

“Mbështetja e vazhdueshme amerikane për zhvillimin tonë demokratik, integrimin euroatlantik dhe stabilitetin rajonal mbetet me rëndësi të veçantë”, deklaroi ai.

Sipas Gashit, raportet ndërmjet dy shteteve pritet të forcohen edhe më shumë në vijim.

“Jam i bindur se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të forcohet edhe më tej, në shërbim të paqes, sigurisë, prosperitetit dhe vlerave tona të përbashkëta”, thuhet në mesazhin e tij.


en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetPadişahbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom