Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASh), deklaroi në paraqitjen e tij të fundit në podkastin “Pocetna Presmetka” se rruga drejt Bashkimit Evropian mbetet e vetmja shpresë për të frenuar emigrimin masiv dhe zbrazjen demografike të vendit.
Të lidhura
None found
Ai paralajmëroi se pasoja të rënda mund të shfaqen nëse vendi vazhdon të mbetet jashtë proceseve eurointegruese, në një kohë kur shtetet fqinje po ecin përpara në këtë drejtim.
Duke komentuar zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe njoftimet se Shqipëria dhe Mali i Zi ka gjasa të bëhen anëtarë të plotë të BE-së deri në vitin 2028, Taravari foli për gjendjen konkrete me pasaportat e huaja në Maqedoni.
“Sot ka dyqind mijë maqedonas që kanë pasaporta bullgare. Ju garantoj se nëse Shqipëria hynë në BE, çdo shqiptar nga këtu, do të aplikojë për një pasaportë shqiptare. Çfarë do të mbetet në Maqedoni?”, u shpreh zoti Taravari.
Sipas tij, qytetarët po kalojnë një periudhë pesimizmi të thellë dhe interesimi për pasaporta bullgare, greke apo shqiptare nuk lidhet me motive të tjera, por vetëm me dëshirën për të siguruar një pasaportë evropiane.
Taravari tha se një dokument i tillë u jep mundësinë njerëzve të lëvizin pa pengesa, të punojnë ku të dëshirojnë dhe të rikthehen sa herë të duan.
“A jemi të vetëdijshëm se pranimi dhe anëtarësimi i plotë në BE është një lloj shprese për njerëzit që të qëndrojnë në vend? A është patriotizëm ajo që po bëjmë?”, shtoi zoti Arben Taravariai, duke shprehur kritika ndaj ngecjes së integrimit evropian.
