Pasditen e kësaj të marte, në Pogradec u regjistruan dy aksidente rrugore në një interval të shkurtër kohor. Dyshimet paraprake tregojnë se reshjet e shiut dhe lagështia në asfalt mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.
Ngjarja e parë ndodhi në Qafë Pllocë, në aksin e ri rrugor, ku drejtuesi i një furgoni humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.
Të lidhura
None found
Për pasojë, shoferi mbeti i lënduar dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Bashkiak të Pogradecit për ndihmë mjekësore.
Një aksident tjetër u shënua në aksin Pogradec–Lin, pranë fshatit Pojskë. Sipas të dhënave paraprake, nga kjo përplasje u plagosën të paktën tre persona, ndërsa njëri prej tyre mbeti i bllokuar në automjet, çka bëri të domosdoshme ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës.
Në të dy vendngjarjet kanë mbërritur policia dhe grupet hetimore, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidenteve.
