Orlando Gill, nga sakrificat për familjen te lavdia në Kupën e Botës 2026

Orlando Gill është bërë një nga protagonistët më të komentuar të Kupës së Botës 2026. Portieri 25-vjeçar i Paraguait ishte figura vendimtare në përballjen me Gjermaninë, ku ndali dy penallti dhe i siguroi përfaqësueses së tij një kualifikim historik në çerekfinale.

Me këtë mbrëmje të jashtëzakonshme, Gill hyri në histori si portieri i parë që eliminon Gjermaninë në një seri penalltish në Kupën e Botës, duke i dhënë fund një tradite të pandryshuar të gjermanëve në turneun më të madh të futbollit.

Të lidhura

None found

Ndeshja ndaj Gjermanisë e ngriti në nivelin e heroit kombëtar, edhe pse ai kishte spikatur që më herët me paraqitje shumë të mira gjatë fazës së grupeve.

Në goditjet nga pika e bardhë, ai ndali tentativat e Kai Havertz dhe Nick Woltemade, duke i shkaktuar Gjermanisë humbjen e parë ndonjëherë me penallti në Kupën e Botës.

Për dekada, gjermanët ishin identifikuar me suksesin në këto momente vendimtare, pasi në edicionet e kaluara të Botërorit kishin triumfuar ndaj Francës, Meksikës, Anglisë dhe Argjentinës.

Ky mit mori fund pikërisht përballë Orlando Gill dhe Paraguait.

I lindur në San Lorenzo të Paraguait, Gill e nisi aty rrugën e tij në futboll, përpara se të zhvendosej në Argjentinë për të vijuar zhvillimin e karrierës.

Rritja e tij si futbollist mori vrull te San Lorenzo de Almagro, ku arriti shpejt të fitonte vendin e titullarit falë reflekseve, qetësisë dhe personalitetit të tij në portë. Pikërisht performancat në kampionatin argjentinas i hapën derën drejt Kombëtares së Paraguait.

Megjithatë, prapa suksesit sportiv qëndron një histori e vështirë personale dhe familjare.

Vitin e kaluar, partnerja e tij Melissa Ávalos përjetoi komplikacione të rënda gjatë lindjes së djalit të tyre, Lautaro. Foshnja erdhi në jetë vetëm një ditë më vonë dhe u vendos menjëherë në kujdes intensiv, ndërsa Melissa iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Edhe pse familja mundi të kthehej në shtëpi pak para Krishtlindjeve, ajo u ndesh me probleme të mëdha financiare për shkak të shpenzimeve mjekësore.

Në një dëshmi prekëse të publikuar në rrjetet sociale, Melissa tregoi se Gill bëri çdo sakrificë të mundshme për familjen.

“Nuk kishim asgjë dhe Orlando po shiste pajisjet e tij sportive për të mbuluar shpenzimet. Djali ynë luftoi për jetën e tij dhe babai i tij ishte gjithmonë pranë. Ai dha gjithçka, shiti gjithçka: rrobat, atletet, madje edhe fanellën e Kombëtares U20 të Paraguait, të cilën nuk mundi ta mbante si kujtim”, shkroi ajo.

Kjo periudhë e rëndë duket se e forcoi edhe më shumë portierin, i cili vetëm pak muaj më pas është kthyer në heroin e një kombi të tërë.

Pak ditë para përballjes, legjenda e futbollit paraguajan José Luis Chilavert kishte vënë në dyshim stilin e lojës së Gill.

“Ai nuk flet, luan në heshtje. Futbolli ka të bëjë me komunikimin, sidomos për një portier. Kur kundërshtari kalon mesin e fushës, ai duhet t’u japë udhëzime mbrojtësve”, ishte shprehur Chilavert.

Këto komente shkaktuan reagime të shumta, ndërsa Melissa Ávalos vendosi t’i përgjigjej publikisht në rrjetet sociale.

“A po ndodh e gjithë kjo sepse ai nuk pranoi të nënshkruante me ty? Sepse nuk të zgjodhi ty? Deri para pak muajsh e quaje më të mirin, ndërsa tani po përpiqesh ta shkatërrosh psikologjikisht”, shkroi ajo.

Chilavert shprehu kritika edhe ndaj trajnerit Gustavo Alfaro, duke kundërshtuar faktin që çështja e portierit titullar u mbajt e hapur deri në fund dhe duke pretenduar se kjo mund të kishte ndikim emocional te Gill.

Pavarësisht këtyre zërave, Gustavo Alfaro vazhdoi t’i besonte plotësisht Gillit, ndërsa portieri iu përgjigj me paraqitje në nivel të lartë.

Ai rezultoi vendimtar gjatë gjithë fazës së grupeve dhe ruajti të njëjtin nivel edhe në ndeshjet me eliminim direkt, duke u kthyer në një nga liderët e heshtur të skuadrës paraguajane.

Shifrat e tij në Kupën e Botës 2026 e vërtetojnë ndikimin e madh. Vetëm në fazën e grupeve ai realizoi 17 pritje, ndërsa u veçua edhe për daljet e sigurta dhe menaxhimin e zonës.

Sipas renditjes së performancës së FIFA-s, ai e mbylli fazën e parë si portieri me vlerësimin më të lartë të turneut, përpara shumë emrave të mëdhenj të futbollit botëror.

Në moshën 25-vjeçare, Orlando Gill po e përdor skenën më të madhe të futbollit për t’u konfirmuar si një nga portierët më premtues në arenën ndërkombëtare.

Pas vështirësive personale që ka kaluar dhe paraqitjeve vendimtare në Botëror, ai tashmë ka tërhequr interesin e klubeve të mëdha evropiane, ndërsa në Paraguai shihet si një simbol i sakrificës, karakterit dhe bindjes se asgjë nuk është e pamundur.


holiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetmeritbetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobet