Të dielën e fundit të tetorit, akrepat e orës u kthyen 60 minuta pas, duke shënuar fillimin e orës dimërore.
Ndryshimi u krye automatikisht në orën 03:00, e cila kaloi në 02:00. Si rezultat, njerëzit patën mundësinë të flinin një orë më shumë.
Të lidhura
None found
Kalimi në orën dimërore sjell më shumë ndriçim gjatë mëngjesit, ndërsa pasditet kanë më pak orë me dritë. Për disa qytetarë, kjo është një përshtatje e dobishme, ndërsa për të tjerë ndikon në planifikimin e ditës dhe veprimtarive të zakonshme.
Ora dimërore vendoset çdo vit të dielën e fundit të tetorit, ndërsa kalimi në orën verore bëhet të dielën e fundit të marsit.







