Mesfushori 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, Enis Zeqiri, është përfshirë për herë të parë në listën e të ftuarve të Sonderjyskes.
Klubi danez, nga akademia e të cilit kanë dalë edhe Olti Hyseni dhe sulmuesi Albert Rrahmani, po vijon t’u japë mundësi futbollistëve të rinj duke i afruar me ekipin e parë.
Të lidhura
None found
Zeqiri, i cili luan në mesfushë dhe karakterizohet nga tipare ofensive, mund të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjen kundër Horsens.
Ende nuk dihet nëse ai do të aktivizohet gjatë takimit, por kjo ftesë tregon se lojtari mund të hyjë së shpejti në planet e ekipit danez.
Deri tani, Enis Zeqiri nuk ka luajtur për asnjë kombëtare në arenën ndërkombëtare.





