Plagosja e Erjon Vishkullit, tifoz i Kombëtares, ka ngjallur reagime në opinionin publik dhe atë sportiv në Shqipëri. Mes lojtarëve të prekur nga ngjarja është edhe sulmuesi Mirlind Daku.
“Erjon, forca”, shkroi qendërsulmuesi 28-vjeçar. Vishkulli u plagos në syrin e majtë nga një plumb gome, ndërsa merrte pjesë në protestën e studentëve në Tiranë.
Të lidhura
None found
Nuk dihet ende nëse i riu do të mund të shohë përsëri me syrin e majtë. Ai është bërë i njohur për përkrahjen e Kombëtares dhe ka qenë vazhdimisht i gatshëm të kontribuojë nga tribunat e stadiumit.






