Ditën e sotme, në një komunikim për mediat, kryeministri Edi Rama, ka prezantuar paketën ligjore me disa pika pas protestave studentore, njëra prej të cilave përfshin edhe dëmshpërblimet për bizneset që u dëmtuan.
Ai theksoi se shteti do të mbulojë 100 përqind të dëmeve për bizneset e vogla, ndërsa deri në 70 përqind për bizneset më të mëdha.
Të lidhura
None found
Ai kërcënoi gjithashtu të rinjtë që kanë shkaktuar dëmet se do të paguajnë gjobën e tyre, ndërsa shtoi se për të miturit që ishin në protestë, përgjegjësia mbie mbi prindërit.
Instrumenti i parë: “Akti normativ për dëmshpërblimin e menjëhershëm të biznesit të vogël. Ky akt vjen si mbështetje financiare e menjëhershme për ata që u dëmtuan nga thyerjet, grabitjet dhe zjarrit. Shteti do të mbulojë nga 100 përqind të dëmeve materiale për më të vegjlit deri te minimumi 70 përqind për më të mëdhenjtë. Në bazë të kritereve të mirëpërcaktuara dhe brenda fashës së bizneseve me xhiro vjetore deri në 140 mijë euro. Kështu bizneset që i kanë depozituar aplikimet e tyre, bashkëngjitur dokumentacionin e dëmeve, nuk do të presin me vite procese gjyqësore për dëmshpërblimin e tyre. Ata që përfshinë në ato akte ky thyen shkatërruan e dëmtuan biznese, për të cilin gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin, do të paguajnë secili pjesën e vet të gjobës për dëmet. Për dëmet e shkaktuara nga të miturit, përgjegjësia për mbulimin e pjesës së dëmit kalon te prindërit”, u shpreh Rama.






