Në festivalin Electric Forest në Rothbury, Michigan, është gjetur trupi i një foshnje të porsalindur brenda një tualeti portativ gjatë fundjavës, duke tronditur autoritetet dhe pjesëmarrësit e festivalit.
Sipas Policisë Shtetërore të Michiganit, ngjarja u zbulua të dielën në mëngjes (28 qershor), kur një punonjës i kompanisë që merret me mirëmbajtjen e tualeteve portative po kryente një kontroll rutinë në zonën e kampingut të festivalit.
Menjëherë pas zbulimit, autoritetet janë njoftuar dhe zona është siguruar për të vazhduar hetimet.
Të lidhura
None found
Electric Forest
Policia ka bërë të ditur se rasti është ende nën hetim dhe ka kërkuar ndihmën e publikut për çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave.
Po ashtu, autoritetet kanë apeluar që të shmangen spekulimet në rrjetet sociale, duke theksuar nevojën për respekt ndaj hetimit dhe personave të përfshirë.
Organizatorët e festivalit kanë reaguar duke shprehur tronditje dhe dhimbje për ngjarjen, duke e përshkruar komunitetin e festivalit si ‘të thyer nga kjo tragjedi’ dhe duke deklaruar se janë në bashkëpunim të plotë me autoritetet.
Electric Forest është një nga festivalet më të njohura të muzikës elektronike në ShBA, i cili mbahet që nga viti 2008 dhe çdo vit mbledh dhjetëra mijëra vizitorë nga e gjithë bota, duke sjellë artistë nga zhanre të ndryshme si EDM, rock dhe hip-hop.
Ky nuk është rasti i parë tragjik në historinë e festivalit.
Në vitin 2018, një pjesëmarrës nga zona e Detroitit u zhduk gjatë eventit, teksa mbetjet e tij u gjetën vite më vonë, duke rikthyer vëmendjen tek siguria në ngjarje të mëdha masive.
