Eksperti i IT-së, Gent Progni, deklaroi se “Shqipëria e Re” ka marrë jetë që në momentin kur shqiptarët dolën për herë të parë në shesh pa mbështetjen e asnjë force politike, për të kërkuar të drejtat e tyre.
Ai theksoi se qëndrueshmëria në protestë është elementi që, sipas tij, do të çojë drejt suksesit, ndërsa i cilësoi si përpjekje për përçarje aludimet e patronazhistëve mbi atë që mund të ndodhë më pas.
Të lidhura
None found
Progni i bëri gjithashtu thirrje SPAK-ut të hetojë ndërtimin e Piramidës, duke pretenduar se faturat janë fryrë nga ADF dhe se ky është një nga institucionet më të korruptuara.
Në deklaratën e tij, ai u ndal edhe te presionet që, sipas tij, ushtrohen ndaj tyre nga policë civilë dhe patronazhistë që i fotografojnë, duke thënë se nuk kanë frikë prej tyre dhe se do t’i filmojnë çdo ditë. Sipas Prognit, asnjë ligj nuk i mbron ata që dalin për t’u bërë presion qytetarëve.
