Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ka marrë vendimin për të përfunduar bojkotin në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Si rezultat, avokatët do të rikthehen në mënyrë të rregullt në seancat gjyqësore duke filluar nga e hëna.
Të lidhura
None found
Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia, sqaroi se ndërprerja e bojkotit nuk nënkupton heqjen dorë nga kundërshtimet ndaj rregullores, të cilat do të ndiqen në rrugë ligjore.
Haxhia bëri me dije se do të paraqiten padi dhe kërkesa të tjera, pasi, sipas tij, rregullorja dëmton të drejtat dhe interesat e avokatëve.
“Do të bëjmë padi dhe kërkesa të tjera për këtë rregullore që na cenon”, deklaroi Haxhia.







