Opozita ka refuzuar ftesën e Presidentit, Bajram Begaj, për konsultimet lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
Në takimin e zhvilluar me kreun e shtetit, është paraqitur vetëm kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Të lidhura
None found
Po ashtu, mësohet se në takim me Presidentin Begaj do te shkojnë edhe përfaqësuesit e Partisë Social Demokrate.
Mungesa e përfaqësuesve të opozitës, bëri që konsultimet e Presidentit për datën e zgjedhjeve të zhvilloheshin vetëm me përfaqësuesin e mazhorancës.
Ndërkohë, në ditët në vijim pritet që Presidenti Begaj të vijojë procedurën për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, e cila do të përcaktohet përmes një dekreti presidencial.








