Tensioni dhe kaosi në Kuvend, përjashtohet me 10 ditë Sali Berisha! 5 deputetë të tjerë me dy muaj

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, kreun e PD, Sali Berisha një ditë pas tensioneve dhe kaosit në Parlament.

Gjithashtu, sekretariati ka përjashtuar edhe Bledion Nallbatin, Ivi Kason, Blendi Himçin, Xhelal Mziun, Albana Vokshin me nga 60 ditë.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, sekretariati ka falur deputeten Klodiana Çapja duke mos e përjashtuar me 60 ditë siç ishte kërkuar nga PS.

Shkak për kërkesën e Partisë Socialiste u bë situata e tensionuar gjatë seancës plenare. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren, ndezën flakadanë dhe përdorën bilbila, duke penguar vijimin normal të rendit të ditës.

Për pasojë, seanca u ndërpre dy herë radhazi, pasi puna e Kuvendit nuk mund të vazhdonte.


Shtuar më 30.10.2026 11:34