Në konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se, “lëvizja studentore është kundër korrupsionit dhe kundër mbrojtjes së korrupsionit të Lubi Ballukut”.
Kreu i opozitës u ndal edhe tek paketa e re fiskale, duke thënë se ajo është mjerim për qytetarët shqiptarë dhe mbështetje për oligarkët.
Të lidhura
None found
Berisha pretendoi se kryeministri Edi Rama e ka hartuar paketën në fshehtësi, madje edhe pa vënë në dijeni ministrat e kabinetit të tij.
Sipas tij, ndryshimet parashikojnë rritjen e taksave me rreth 200 milionë euro, duke goditur veçanërisht biznesin e vogël, profesionet e lira, klasën e mesme dhe familjet në vështirësi ekonomike.
Jam sot këtu për të denoncuar paketën fiskale të re si paketën e mjerimit të qytetarëve, si paketën e mbështetjes së oligarkëve dhe miliarderëve.
“Edi Rama thuhet se në fshehtësi të plotë edhe nga ministrat e tij, paraqiti dy ditë më parë një paketë në të cilën rrit taksat në total me rreth 200 mln euro, me të cilën godet në mënyrë të egër bizneset e vogla, profesionet e lira, klasë e mesme me një rol përcaktues në shërbimet ndaj qytetarëve, familjet e varfra.
Në paketën e tij famëzezë, ai rrit tvsh e përgjithshme me 21%, duke shkaktuar kështu një rritje të përgjithshme të çmimeve, duke goditur aftësinë konkurruese të sipëmarrjeve shqiptare.
Me paketën e tij ai njoftoi se do ulë tvsh për 50 mallra bazë. Në pamje të parë kjo bëhet për të ulur çmimet. Zero efekt, hipokrizi totale. Në të njëjtën kohë të gjitha dyqaneve ku blihen këto mallra ul pragun e tvsh dhe i fut në tvsh. Pra dyqanet në tërësi janë biznese me xhiro nën 10 mln. Tani e ul në 5 mln. Këto dyqanet që sheshin mallrat që blihen dhe hiqet tvsh, tani këto futen në tvsh. Këto kanë dy rrogë, ose falimentimin ose rrisin çmimet.
Tallet në mënyrë cinike me taksën e naftës. Nafta te qytetarët që nuk kanë makina ndikon te bileta e urbanit, ndërsa atyre që kanë makina i thotë do ua heq nga nafta, por do tua marr te makina”, tha Berisha.







