Ina Zhupa ngre alarmin për Kanionin e Erzenit: Gryka e Skoranës po shkatërrohet, qeveria akuzohet për një tjetër krim mjedisor

Ina Zhupa, kryetare e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, ka denoncuar dëmtimin e Grykës së Skoranës në Kanionin e Erzenit, duke e përshkruar situatën si një tjetër “krim mjedisor” dhe duke fajësuar qeverinë se po fundos një nga perlat natyrore të Tiranës.

Përmes një videoje, Zhupa thotë se ajo që ka ndodhur në këtë zonë nuk është rezultat i një fatkeqësie natyrore, por pasojë e keqqeverisjes. Sipas saj, hedhja e inerteve dhe veprimtaria e pakontrolluar e firmave të ndërtimit kanë sjellë shkatërrimin e një prej destinacioneve më të bukura natyrore pranë Tiranës.

Të lidhura

None found

Ajo shprehet se Gryka e Skoranës, ku më parë familje, të rinj dhe turistë kalonin kohë duke shijuar natyrën dhe ujërat e Erzenit, sot është kthyer në një hapësirë të dëmtuar rëndë.

Në reagimin e saj, Zhupa kërkon që përgjegjësit të hetohen dhe të dalin para ligjit, ndërsa ngre nevojën për forcimin e legjislacionit dhe kontrolleve në mbrojtje të pasurive natyrore.

Sipas saj, Shqipëria nuk mund të vazhdojë të humbasë një e nga një pasuritë e saj më të çmuara natyrore, ndërkohë që qeveria promovon turizmin me propagandë, por lejon shkatërrimin e vetë natyrës që e bën vendin unik.

Zhupa ngre edhe pyetjen se për çfarë lloj turizmi mund të flitet në Tiranë, duke ironizuar se ai po kthehet në turizëm ndërtimi dhe betoni.

https://www.facebook.com/reel/1043201538077778/


Shtuar 28.06.2026 17:09

casibom güncel girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobet