Qytetarët që prej një jave, po e kalojnë natën përpara Kryeministrisë janë larguar me forcë nga policia. Pas kësaj, u mblodhën edhe këpucët e vendosura në shkallët e Kryeministrisë, të cilat ishin vendosur si simbol i largimit të të rinjve nga vendi, për shkak të mungesës së shpresës për një jetë më të mirë në atdheun e tyre.
Ndërhyrja solli reagim nga protestuesit dhe në një moment u regjistrua edhe një përplasje mes një qytetareje protestuese dhe efektivëve të policisë, të cilët kishin formuar një gardh përpara godinës.
Të lidhura
None found
“Mos i prekni këpucët, kjo është vjedhje e vullnetit popullor Mos i ngacmoni veprat artistike të vendosura nga popull. Ky është territor publik”, dëgjohet të thotë një protestues përmes megafonit.
Ndërkohë, sot pritet të zhvillohet protesta e 29-të kundër qeverisë, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë deri në realizimin e kësaj kërkese, teksa u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në atë që e cilësojnë si protestën e 29-të me radhë.
