“Bashkimi Evropian është një standard, jo një flamur”.
Kjo ishte një prej pankartave që spikati për “Demokratët Europianë”, të cilët përmes një reagimi në rrjetet sociale kanë drejtuar kritika ndaj qeverisë për mënyrën si po trajtohet procesi i integrimit në BE, duke nënvizuar se Evropa nuk lidhet thjesht me simbole politike apo retorikë publike.
Të lidhura
None found
Në reagimin e tyre thuhet se, në ditën e dhjetë të protestave, qytetarët në sheshet e Shqipërisë nuk u kufizuan vetëm te thirrjet, por dhanë edhe një mesazh të qartë. Sipas postimit, një pankartë tërhoqi veçanërisht vëmendjen: “Bashkimi Evropian është një standard, jo një flamur.”
“Pikërisht. Evropa nuk është dekor për fjalime apo sfond për pushtet. Janë media të lira, institucione të pastra, udhëheqës të përgjegjshëm, gjykata që i përgjigjen ligjit, jo pallateve. Kur një qeveri e trajton atë standard si teatër, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë rikthimin e skenës”, thuhet në postim.
Sipas tyre, nëse këto standarde nuk zbatohen, qytetarët kanë të drejtën të kërkojnë ndryshim dhe kthimin e institucioneve në funksion të ligjit dhe transparencës.
