KQZ miraton rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot në orën 11:00, me në rend dite shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 7 qershor.

Në mbledhjen e sotme, KQZ shpalli zyrtarisht rezultatin përfundimtar të këtij procesi zgjedhor.

Të lidhura

None found

“Me 10 vota për shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 7 qershorit 2026”, deklaroi kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pasi u numëruan votat e Komisionit.

Radoniqi bëri të ditur se pas këtij vendimi, kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultatit brenda 48 orësh, afat që nis sot në orën 12:00 dhe përfundon të hënën në orën 12:00.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 53 deputetë. PDK-ja 22 deputetë, LDK-ja 18, ndërsa Aleanca 7 deputetë.

Radoniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje, me 47.13%, ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës me 19.44% ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 ulëse, ndërsa Aleanca 7 ulëse.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, pritet të vazhdojnë procedurat për certifikimin e tyre dhe më pas bisedimet për formimin e institucioneve të reja.


Shtuar 27.06.2026 11:25

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomlunabetbetparkbetpark girişbetpark girişbetparkGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetbetparkcasibomgrandpashabetjojobet girişmatbetsetrabetsetrabetmeritkingUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetmarsbahisholiganbetBetpas