Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka hapur përgatitjet për kremtimin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së, duke ngritur flamurin amerikan në hapësirat e saj.
Sipas një njoftimi të ambasadës, kjo ceremoni simbolike bën pjesë në aktivitetet që paraprijnë këtë jubile të rëndësishëm në historinë amerikane.
Të lidhura
None found
“Në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, me krenari e shfaqëm flamurin ndërsa përgatitemi të festojmë 250-vjetorin e Amerikës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Shtetet e Bashkuara do të kremtojnë 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë më 4 korrik 2026, përvjetor që do të shoqërohet me shumë aktivitete dhe ngjarje në të gjithë vendin, si edhe në përfaqësitë diplomatike amerikane në botë.
