MPJ-ja bullgare paralajmëron verifikim për notën diplomatike që lidhet me familjen e Mickoskit

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë bëri të ditur nga Sofja se i jep rëndësi të veçantë mbrojtjes së komunikimeve diplomatike dhe se dënon çdo veprim që cenon normat dhe praktikat ndërkombëtare, të përcaktuara qartë në këtë fushë. Reagimi erdhi pas komenteve të kryeministrit Hristijan Mickoski për notën diplomatike të publikuar, që lidhet me udhëtimin e familjes së tij në janar të këtij viti në qendrën bullgare të skijimit “Pamporovo”.

Në një deklaratë për agjencinë shtetërore bullgare “BTA”, MPJ-ja e Bullgarisë theksoi se, siç ishte bërë e ditur edhe më herët, nota e bërë publike ka të bëjë me ngjarjet e 6 janarit 2026. Sipas tyre, rrethanat e këtij rasti vazhdojnë të sqarohen, ndërsa është urdhëruar një inspektim për të përcaktuar të gjitha faktet që lidhen me trajtimin e notës brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Të lidhura

None found

Disa ditë më parë, diplomacia bullgare kishte mohuar se kishte shpërndarë informacion për udhëtimin e familjes së Mickoskit. Madje, ajo ishte distancuar nga rasti, me arsyetimin se bëhej fjalë për ngjarje të ndodhura kohë më parë dhe se, për këtë shkak, ato nuk mund të trajtohen si kërcënim i menjëhershëm për sigurinë.

Nga ana tjetër, Mickoski deklaroi në një intervistë për RTVM-në, me rastin e dy vjetëve të mandatit të Qeverisë, se pas provokimeve të ndodhura gjatë periudhës së fundit qëndron një fushatë e organizuar bullgare në vendin tonë. Sipas tij, qëllimi i saj është të promovojë gjëra të papranueshme përmes një ose dy figurave politike.


Shtuar 26.06.2026 16:21

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetcasinoroyalbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomgrandpashabetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbetcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet