Kultivonin bimë narkotike në Skuraj, policia ndalon dy të rinj dhe sekuestron një automjet

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Kurbin, pasi u kapën gjatë operacionit të koduar “Vigjilenca 3”, në fshatin Skuraj, aty ku ishin kultivuar bimë narkotike.

Sipas policisë, të arrestuarit janë Alfons Halili, 25 vjeç, dhe Seldi Tafa, 19 vjeç, të dy banues në Fushë Milot, Kurbin. Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar në këtë veprimtari kriminale.

Të lidhura

None found

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të kontrolleve intensive që po kryhen në të gjithë qarkun Lezhë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si edhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Gjatë ndërhyrjes në territorin e fshatit Skuraj, efektivët konstatuan bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat më pas u asgjësuan me anë të djegies.

Në vendin ku ishin mbjellë këto bimë, policia i kapi në flagrancë dy të rinjtë dhe bëri arrestimin e tyre.

Si provë materiale u sekuestruan 1 automjet dhe sende të tjera, të cilat do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Policia bën të ditur se kontrollet antikanabis do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 25.06.2026 13:29

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetkralbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetnakitbahisjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet