I nxehti ekstrem në Spanjë lidhet me mbi 212 viktima, 8.74% më shumë se një vit më parë në të njëjtën periudhë

Një valë e pazakontë dhe rekord e të nxehtit, që ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, mund të jetë e lidhur me 212 vdekje në Spanjë nga e diela deri të mërkurën, sipas vlerësimeve të një instituti publik.

Sistemi MoMo i monitorimit harton çdo ditë statistikat e vdekjeve në Spanjë dhe i krahason ato me nivelet e pritshme, të llogaritura mbi bazën e të dhënave historike.

Të lidhura

None found

Në analizat e tij përfshihen edhe elementë të jashtëm, mes tyre të dhënat meteorologjike të agjencisë kombëtare AEMET, për të përcaktuar shkaqet e mundshme të rritjes së vdekshmërisë. Sipas këtyre të dhënave, për të njëjtat katër ditë në vitin 2025 u regjistrua një tepricë vdekshmërie prej 98 viktimash, gjatë verës më të nxehtë të shënuar ndonjëherë në një vend të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj ndryshimeve klimatike.

Të dhënat e MoMo tregojnë se nga 16 maji deri më 30 shtator të vitit të kaluar, numri i vdekjeve të lidhura me nxehtësinë në Spanjë arriti në 3,832. Kjo përfaqëson një rritje prej 87.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Gjatë kësaj jave, Spanja kontinentale ka regjistruar temperaturat mesatare ditore më të larta për muajin qershor që nga të paktën viti 1950. Të hënën u shënua 28.08°C, ndërsa të martën 28.17°C. Po këto dy ditë sollën edhe temperaturat minimale mesatare më të larta të qershorit që nga viti 1950, me 20.14°C të regjistruara të hënën dhe 19.81°C të martën.

Të ashtuquajturat “net tropikale” e vështirësojnë gjumin dhe mund të paraqesin rrezik për shëndetin publik. Alarmet më të larta janë dhënë në zona të veriut të Spanjës, përfshirë Kantabrinë dhe Shtetin Bask, rajone që zakonisht shmangin vapën më ekstreme, por ku temperaturat kanë kaluar 40 gradë Celsius.

Shumica e paralajmërimeve meteorologjike u tërhoqën të enjten, ndërsa në veri mbeti në fuqi niveli më i ulët, ai i verdhë. Të paktën 101 milionë njerëz pritet të përballen me temperatura të larta të enjten (25 qershor), mes tyre 50 milionë në Francë, vendi i goditur më rëndë, ku rreth 63 milionë persona po përjetojnë temperatura mbi 30°C.


Shtuar 25.06.2026 13:28

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetkralbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetnakitbahisjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet