“Nëse rindërtimi pret plumbin e fundit, do të jetë tepër vonë”, Rama në Konferencën për Ukrainën: Kievi po ringre guximin e Europës

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, ku marrin pjesë krerë shtetesh dhe qeverish, institucione financiare ndërkombëtare, përfaqësues të botës së biznesit dhe organizata të shoqërisë civile nga vende të ndryshme të botës.

Në ndërhyrjen e tij, Rama theksoi se nuk mund të pritet deri në rënien e plumbit të fundit për të nisur rindërtimin e Ukrainës, pasi atëherë do të ishte shumë vonë.

Të lidhura

None found

“Jam i sigurt se kontributi më i mirë që prisni nga unë është një fjalë e shkurtër, këtë do të bëj.

Mendoj se thelbi i kësaj konference është fare i qartë: nëse rindërtimi shtyhet derisa të bjerë plumbi i fundit, atëherë do të jetë tashmë shumë vonë. Pikërisht kjo është arsyeja pse ndodhemi sot këtu.

Në të njëjtën kohë që mbron veten, Ukraina po rindërtohet. Ky është mesazhi i madh i kësaj konference. Shqipëria ndodhet këtu me një bindje shumë të thjeshtë: Ukraina duhet ta garantojë paqen me të njëjtën forcë me të cilën po mbron lirinë e saj.

Po ashtu, ne e konsiderojmë rindërtimin e Ukrainës dhe integrimin europian të Ballkanit Perëndimor si dy procese që fuqizojnë njëri-tjetrin. Të dyja lidhen me përmbushjen e Europës, rritjen e qëndrueshmërisë së saj dhe zvogëlimin e cenueshmërive strategjike.

Sigurisht, rindërtimi nuk është akt bamirësie, por strategji. Nuk është fjala thjesht për të ndrequr atë që është shkatërruar, por për të ngritur një Ukrainë demokratike, europiane, moderne dhe të qëndrueshme, duke dëshmuar se e gjithë Europa është në gjendje ta realizojë këtë.

Dhe në fund të kësaj fjale të shkurtër, për të cilën jam i bindur se do ta vlerësoni, Ukraina po rindërton guximin e Europës. Europa duhet të ndihmojë në rindërtimin e së ardhmes së Ukrainës”, deklaroi Rama.


Shtuar 25.06.2026 13:50

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetkralbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetnakitbahisjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet