Gjykata Administrative e Kosovës ka vendosur se Policia e Kosovës nuk ka të drejtë ta caktojë në një datë të mëvonshme nisjen e një mase mbrojtëse për ndalimin e drejtimit të automjetit, nëse për këtë nuk ekziston bazë ligjore.
Ky qëndrim është dhënë në vendimin e 30 tetorit 2026, në kuadër të çështjes administrative Ap.nr.337/26, ku Gjykata e ka pranuar pjesërisht padinë e qytetarit me inicialet L.G. ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Policisë së Kosovës dhe Komisionit për Vendosje.
Të lidhura
None found
Në rastin konkret, paditësit i ishte shqiptuar ndalimi i drejtimit të automjetit për gjashtë muaj. Megjithatë, Policia kishte vendosur që masa të zbatohej nga 6 shkurti 2026, pasi të përfundonte masa e mëparshme, e cila kishte qenë aktive nga 7 gushti 2025 deri më 6 shkurt 2026.
Sipas Gjykatës, kjo mënyrë e përcaktimit të afatit bie ndesh me nenin 251, paragrafin 1, të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor. Kjo dispozitë parasheh se periudha e masës mbrojtëse për ndalimin e drejtimit të automjetit nis të llogaritet nga dita kur ajo shqiptohet.
Gjykata ka sqaruar gjithashtu se vetëm ligji mund të përcaktojë rastet dhe procedurën për dyfishimin e masës mbrojtëse apo për shtyrjen e zbatimit të saj në një periudhë tjetër./






